Nëse ju kishin munguar këngët e vjetra ku çunat e ‘BabaStars’ sillnin këngë së bashku, ata janë ribashkuar sërish për të lançuar ‘Amore’.

Edhe pse nuk janë të gjithë anëtarët, Cozman, Onat dhe Majk kanë arritur të lénë kéqkuptimet pas krahëve dhe pas kaq shumë vitesh të bëhen sërish bashkë.

‘Amore’ ka vetëm 2 ditë që është publikuar dhe tre artistët siç kuptohet dhe nga vetë titulli i këndojnë dashurisë.

Skivi: Babastars nuk ka menaxher – reagon edhe Cozman pas largimit - Telegrafi

Deri më tani nuk mund të flasim se si e ka pritur publikur pasi është ende herët, megjithatë ju ftojmë ta dëgjoni dhe të jepni mendimin tuaj.

Para disa vitesh, grupi i ‘Babastars’ u shpërbë dhe vetëm Ghetto Geasy, Onat dhe Majk arritën të mbesin miq.

Sipas Cozman, ata i dhanë fund bashkëpunimit mes tyre, pasi asokohe ai publikoi një listë të fitimeve të të gjithë anëtarëve të labelit dhe vihej re se pjesa dérrmùese shkonte për Getoar Selimin dhe ajo çfarë mbetej për anëtarët e tjerë të grupit.

Onat, Majk dhe Cozman vijnë së shpejti me "Amore" - Telegrafi

Më pas çunat që u larguan vazhduan karrierën e tyre solo, ndëra Ghetto Geasy dhe Majk publikuan bashkëpunime të tjera së bashku ashtu si dhe këngë solo që janë prítur shumë mirë nga publiku.

Nuk dihet nëse ky bashkëpunim është një burim ‘shprese’ për një rikthim të ‘BabaStars’, megjithatë ne urojmë që të jetë kështu!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!