Programi i shume ndjékur i dashurisë “Për’Puthen”, të sezonit të tretë prítet me padurim të fillojë në shtator, pikërisht në datë 6, të hënën  e parë të shtatorit.

Në një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit e saj në rrjetin instagram, autorja  Olsa Muhameti jep informacione në lidhje me të rejat e sozonit të ri.

Ndër pyetjet më të shpeshta të bëra drejtuar Olsës, është edhe misteri i prezantueses së programit “Për’Puthen”, pasi në shumë portale flitej se Bora ka hequr nga ky programacion.

Në lídhje me këto zëra ka reàguar vetë moderatorja Bora Zemani në llogarinë e saj Instagram nëpërmjet një videoje ku sqaron njëherë e mirë se kush do moderojë këtë sezon.

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’Puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, shprehet Zemani për të gjithë ndjékësit e saj.

Në të njëjtën kohë ajo fton vajzat të aplikojnë pasi deri më tani janë përzgjedhur vetëm 3-vajza dhe audícíonet për vajzat vazhdon të jetë i hapur.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!