Sot është bërë në modë reklamimi i veshjeve nëpër rrjete sociale ose më saktë është kthyer në një formë fitimi parash, në një biznes privat pa tatim fitimi.
Figura publike të cilat kanë shumë ndjekës nëpër llogaritë e tyre sociale, shpesh përfitojnë në të tilla situata duke reklamuar në kémbim të mallit ose në kémbim të fitimit në para.
Trendet e veshjeve dhe kombinimi i ngjyrave sot është një trend më vete dhe duke u ndàlur këto shohim me kujdes tre figura publike të veshura me të njëjtin stil, ngjyrë dhe model.
Në një postim të hedhur së fundmi, shihet imazhi i Xhensila Myrtezajit, e cila mban veshur një fund blu me një të çàrë deri lart dhe një këmishë të shkurtën ngjyrë të gjelbër.
Kombinimi i këtyre dy ngjyrave është bërë në modë, por të qéllojë që tre personazhe publike të veshin identik të njëjtën rrobë, të ftuar në program apo thjesht duke e ndarë me ndjekësit nëpër rrjete sociale, nuk ka ndodhur shpesh më parë.
Bëhet fjale pikërisht për Tea Trifonin, ish-konkurrenten e programit më të komentuar të vittit “PërPuthen” si dhe Sara Berishën modelen dhe këngëtaren e njohur nga Shqipëria.
Të tria vajzat kanë të postuara në rrjetet e tyre foto me të njejtën veshje, të njëjtin fund dhe këmishë, e vetmja diferencë mes tyre janë flokët, ku Sara shihet me flokë të mbledhura e ndërsa Tea, jo.
Xhensila ishte e fundit që postoi imazhin e saj me një veshje të tillë, por gjithmonë komentet janë ato që zënë pjesën më të madhe të ditës, dhe në fakt, cilës I shkon më shumë e cilës më pak ky stil veshjeje?