Një emocion i bukur për Xhensilën e cila u prek shumë gjatë video mesazhit, pasi siç e theksoi edhe vetë Xhensila e cila që pas lindjes së Ajkës është bërë shumë më e ndjeshme se çka qenë dhe për të fjalët janë të tepërta për këtë surprizë të ëmbël.

E ftuar në Abc News, Xhensila Myrtezaj na rrëfen momentet më emocíonuese të jetës së saj personale, familjare me Ajkën dhe Besin.

Bes Kallaku ka realizuar një surprize video mesazh për Xhensilën të cilën e shijojnë në studio.Besi, Xhensila and Ajka just gave us the most beautiful postcard of the end  of the year

Pranë Besit ndodhet vajza e tij, Ajka dhe gjatë gjithë videos ndërkohë që fliste, shpesh sytë i mbante tek Ajka sepse ndodheshin në ambientet jashtë të shtëpisë.

Ndër pasionet e tija më të mëdha janë lulet, mbjellja e tyre dhe kujdesi për to dhe siç e thekson edhe vetë të gjitha lulet në oborr e jo vetëm, por në të gjithë shtëpinë e tij janë mbjellur nga Besi dhe kujdeset po ai për to.

Gjatë videos Besi ka të vendosur në kokë një kapele që Xhensila nuk e pëlqen edhe aq shumë dhe Besi përfiton nga rasti të justifikojë vënien e kapelës gjatë regjistrimit të video mesazhit.

“Përshëndetje, kjo është kapelja ku unë sa herë e vendos, Xhensila më thotë të shkon shumë, e di sa shumë të shkon (me ironi) se di pse e vë njëherë.” Në atë moment vajza e shpërqendron nga videoja pasi ajo po shkonte drejtë ujit dhe Besi e ndaloi.

“Unë jam i fiksuar pas luleve dhe gjithë vazot në shtëpi, Xhensila e di se unë i kam bërë vetë me shumë dashuri, por lulja që dha frytin më të bukur dhe çeli më bukur se çdo lule tjetër në tokë është lule Xhensila që ka çel një ajkë. Nuk dua të zgjatem më, por e rëndësishme është se ç’të mbjellësh do korrësh.”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!