Xhensila Myrtezaj, e ftuar në ABC news, rrëfen momentin më të vështire të jetës së saj.

“Një moment shumë i vështirë që unë kam kalur, gjatë këtij viti, lídhet me COVID-19. Nuk kuptoja se çfarë vajza kishte, kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej temperatura dhe pasi i bëj të gjitha ekzamínimet e nevojshme, doli që vajza nuk kishte asnjë simptomë të tipit víral, pra nuk ishte víroze, nuk kishte as ínfeksíon. Unë këtë e kuptova pasi më iku mua nuhatja”, tregon ajo.

“Mua më kishte dhënë disa símptoma dhe që në momentin e parë u trànsferova për tek shtëpia që kemi në Lalez, dhe u karàntinuam aty sebashku me vajzën.  Edhe pse Besi nuk ishte pozitiv pasi i bëmë të dy testet, jo Ajkës sepse Ajka është shumë e vogël. Besi bëri një sakrífícë shumë të madhe, pasi edhe pse nuk ishte pozitiv erdhi dhe qëndroi me ne të dyja, ashtu sikurse do kisha bërë edhe unë sigurisht. Pasi vajza u shërua, unë e ndjeja se kisha simptomat e Covid-19 edhe gjatë kohës që Ajka ishte e sémurë por nuk kisha kohë të mendoja aspak për veten”, tregon ajo.“Pasi dolëm negativ, të gjithë familjarisht siç ishim, mendova se ia hòdha. Gjatë kthimit nga Lalzi, ishte e diele, rreth ora dhjetë dhe unë kisha një parandjenjë se duhet të iknim sepse nga e hëna më prisnin edhe shumë punë që kisha lënë pezùll në Tiranë dhe mezi prisja të shkoja. Aty diku afër Vorës, ndjej një godítje shumë të fortë në kraharor, vajzën e kishim mbrapa në vendin e saj, që të dyja ishim prapa dhe shtréngova Besin për një moment dhe Besi e ndjeu atë se çka unë kisha nëpërmjet ftohtësisë që ndjeja.
E vetmja gjë që unë mendova në atë moment ishte se kaq ishte për mua, filluan të drídhurat të pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet, të rràhurat e zemrës…”, rrëfen ajo.

“Unë jam një person që kam një jetë shumë të shëndetshme, bëj ushtrime, sport, ushqehem shëndetshëm, nuk konsumoj alkòol, kam një lloj rutine timen që gjithmonë jam shumë e disiplinuar dhe shumë rigoroze në këtë drejtim”.

“E vetmja gjë që më erdhi ndër mend ishte “Zot, pse pikërisht tani që kam vajzën afër”, sepse Ajka është aq e rritur sa për të kuptuar se çfarë po ndodh. Une po mundohesha ta kontrolloja situatën por ishte totalisht e pamenaxhuar. Falë Zotit, ishim shumë afër Tiranës dhe mund të vepronim me spitalet aty afër.

“Pas gjithë ekzamínimeve të nevojshme, dola shkëlqyeshëm. Kardíologu më sugjeroi diçka, dhe unë e them sepse nuk është turp, në fakt nuk kisha dëgjuar kurrë me parë, dhe ishte paník atàk”.

Siç duket e gjithë frika që kam pasur për Ajkën e Besin apo edhe për veten shpérthýen në atë moment.”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!