Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, u bënë sot prindër për herë të parë.

Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë pagëuzar me ermin Atara.

Lajmin e dha fillimisht babi Turi, i cili publikoi një foto nga shtrati i të voglës duke zbuluar në këtë mënyrë emrin e saj.

Emri Atara është kryesisht i njohur në fenë e krishterë dhe besohet se rrjedh nga hebraishtja.

Ky emër do të thotë “kurorë” dhe nuk është shumë i përhapur, ndaj Orinda dhe Turi kanë bërë një zgjedhje shumë të veçantë për vogëlushen.

Sakaq, babi Turi nuk është rezervuar fare dhe menjëherë ka ndarë në Instagram një foto të portretit të vajzës. Ai shfaqet shumë i lumtur, teksa mban në krahë të voglën.https://www.photojoiner.net/image/sd43FhU6

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, ka shkruar Turi përkrah fotos me vajzën.

Ndërkohë vetëm pak ditë para se e vogla të vinte në jetë, Orinda bëri blerjet e para për Atarën. Gjithashtu ajo zbuloi pamjet nga dhoma e vogëlushes, ku mësuam se nuk do të jetë në ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje. Po ashtu moderatorja realizoi ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik. Moderatorja ndau disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.https://www.photojoiner.net/image/Lyo06S25

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!