Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’Puthen”.

Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.Mes historisë së burrit në Belgjikë dhe lidhjes 9-mujore me Mevlanin,  arsyet e zhdukjes nga ekrani të Ledjanës së “Për'puthen”, stomatologia në  situatë të vështirë

Ndërkohë deri më sot ata nuk kanë shpjeguar përse u ndanë, por Ledjana ka treguar së fundmi për “Prive” anën e saj të historisë.

Ajo shprehet se Mevlanin e ka bllokuar në Instagram e kudo që pas përfundimit të festës së “Për’Puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën.

Ledjana thotë se ky gjést nuk i pëlqeu dhe që prej asaj dite nuk ka folur me Mevlanin.

Gjithashtu ajo shton se në javët përmblédhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.

“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, shprehet Ledjana, teksa shton se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëpùtur përfundimisht nga Mevlani.

Ajo tregon se çdo gjë që ka përjetuar me Mevlanin ka qenë reale, si ndjenjat, zénkat e gjithçka tjetër. Lejdana rréfen se Antonela nuk u tërhoq kurrë nga Mevlani, edhe pse u shfaq kështu në emision.Kë të marr e këtë lë? Dalin të palarat e treshes Mevlan, Antonela dhe  Ledjana i paska thënë po i bëre asaj harrom mua...

Ajo tregon se Antonela e kishte marrë vesh një ditë më parë se Mevlani do deklarohej për Ledjanën në emision, ndaj vendosi të dilte para të gjithëve e të shprehej se tërhiqej nga marrëdhënia me Mevlanin.

Ajo shton se Antonela nuk është tërhequr kurrë nga Mevlani, sepse e telefononte atë vazhdimisht edhe gjatë kohës kur dilte me Ledjanën.

Ledjana shprehet se Mevlanit nuk ja hedh kurrë poshtë që e ka mbrojtur para të gjithëve që ditën e parë, por nuk mund t’ja falë që nuk ka treguar të vërtetën në kohë dhe që nuk ka reaguar kur të tjerë e kanë ofenduar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!