Noizy, Vàrrosi dhe Lil Koli kanë publikuar bashkëpunimin muzikor. “Te Lagja”, titullohet projekti i tyre i përbashkët.
Pas publikimit të bashkëpunimit të fundit, “Murderer” me këngëtaren Arilena Ara, këngës “Tunde” dhe atë me Elgit Dodën “Ti Ti” duket se kjo verë do të jetë edhe më e nxehtë me këngën e re nga grupi OTR
Këtë herë reperi i njohur shqiptare Noizy është bërë bashkë me dy anëtarë të tjerë të grupit Vàrrosi dhe Lil Koli “për të thyer” një tjetër rekord.
“Komentoni kur e doni këngën ‘Te Lagja’ ”, shkruan Noizy në profilin e tij në Instagram.
Kaq ka mjaftuar dhe fansat janë “çméndur” për këtë bashkëpunim të cilët e prisnin prej kohësh.
Në fakt ky ishte bashkëpunimi i tyre i radhës pas një kohë pauze me njëri-tjetrin.