Fama e Dhurata Dorës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.

Suksesi i këngën “Zemër” vijon dhe pse kanë kaluar plot dy vite nga publikimi i saj. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dhurata Dorës me Soolking.

Suksesin e madh të këngës e tregon edhe numri i madh i klikimeve në kanalin “Youtube” pasi ka arritur të mbledhë më shumë se 600 milionë klikime.

Ky lajm padyshim që e ka bërë shumë të lumtur Dhuratën, e cila gëzimin e ka ndarë me ndjékësit e saj në rrjetet sociale.

Për më tepër emri i Dhuratës nuk është i njohur vetëm brenda rrethit të muzikës.

Në listën e shumë personave që ndjékin artisten shqiptare, është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur.Kësaj i themi famë ne! Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete  sociale - Radari.al

Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madridit.

Po ashtu edhe artistja shqiptare e ndjék Vinicius Jr. në Instagram, ndërkohë ne u bëmë kurioz të mësojmë se si janë njohur ata të dy me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë nëse ata kanë arritur të njihen personalisht apo vetëm përmes rrjeteve sociale, por e sigurt është që Dhurata Dora tashmë është kudo e famshme.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!