Mbrëmë në mesnatë, ashtu siç kishte paralajmëruar, Tayna lançoi këngën e saj më të re në Youtube.
“Taka” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Tayna.
Veshja e saj në videoklip si personazhi ‘Cruella’ në filmin “101 Dalmatët” bëri zhùrmë në media e rrjete sociale, ndërsa kënga po pritej me padurim e kuríozitet të madh.
Mirëpo pas publikimit, komentet e fansave nuk ishin siç priteshin nga të gjithë por e kundërta.
Duket se kësaj here, reperja e shumë hiteve nuk i përmbushi pritshmërinë e ndjékësve të saj, të cilët u shprehën se kishin prítur më shumë prej saj.
Një pjesë shkruanin se i mùngonte Tayna e vjetër me tekstet e bukura dhe stil në të kënduar, ndërsa të tjerë e krahasuan me personazhet e “Për’Puthen”, shumica e të cilëve pa talent, i janë futur muzikës.
Pas projektit “Taka”, reperja do të vijë në bashkëpunim me Azet, me një këngë që do të mbajë titullin “Tequila”.
“Prive” ka bërë të ditur se ky duet do të jetë një miks mes dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht.
Ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”, i cili rezultoi një hit i vërtetë.
Kjo këngë ka arritur një super sukses në një kohë shumë të shkurtër.
Po ashtu, para pak ditësh u publikua kënga e saj më e re me titull “La Boca”, i cili erdhi në bashkëpunim me reperin francez L’Algerino.