Pikërisht nga tarraca e bashkisë se Tiranës, pak ditë më parë, Soni Malaj bëri bashkë miq dhe dashamirës të muzikës në një atmòsferë magjike.

Baladat e saj erdhën më ëmbël se kurrë, në një qiell të hapur, me Tiranën në sfond.

Në fakt nuk ishte i vetmi koncert i Soni Malaj kjo mesa duket, e cila pas periudhës së vështirë të Covid-19, i rikthehet fuqíshëm projekteve me koncerte muzikore.

E ftuar në Ora e Tiranës, Soni Malaj tregon për jetën e saj profesionale, më saktë për koncertin e saj recital “Tirana, qyteti i dashurisë”.

Idea ishte e manaxherit të këngëtares Soni Malaj, që recital të zhvillohej në tarracë, kjo jo vetëm për faktin se tarraca do kishte një numër të kufizuar pjesëmarrësish por për faktin se do ishin më afër me qiellin, nuk do ishin në tokë, pra do sillnin diçka ndryshe nga monotonia e koncerteve recital të bëra më herët.

Ajo rréfen se recitali kishte 10 këngë të saja, të përpunuara sigurisht, të cilat do përhapen shumë shpejt jo vetëm në gjithë Tiranën por në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm.

Të këndosh mbi tarracë është një ndjesë tjetër, rréfen Soni gjatë intervistës dhe sidomos ri-orkestrimi pak më rock i baladave të saja të cilat bëjnë diferencën.

Soni, e lindur në Tropojë dhe rritur në Tiranë, tregon se tani për fëmijët vendet për luajtur janë më të shumta, por e vetmja gjë që i mungon asaj është fakti se dikur zbrisnim nga pallati dhe këndin e lojërave e kishim poshtë shtëpisë e ndërsa tani ajo është një pronë private dhe duhet vajtuar në zona të caktuara.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!