“E Ardhmja është Vajze” , programi i vetëm kushtuar grave e vajzave ne Shqiperi, vjen për ju i ideuar dhe drejtuar nga gazetarja Ermira Çausholli.

Ky format sjell në çdo puntatë të tij dy vajza përballë njëra tjetrës. Ato janë të njohura e të panjohura , të famshme e të thjeshta.

Nëpërmjet disa rubrikave të radhitura me kujdes nga autorja Çausholli, vajzat tregojnë gjithçka nga jeta tyre personale dhe profesionale. Emocíone të forta, histori që të çojnë zemrat peshë, argëtim, të qeshura, surpríza e lòt përshkojnë është program që nga nisja e tij.Pin on Xhensila

Kjo hapësirë televizive kushtuar grave dhe vajzave synon rritjen e rolit të tyre dhe vlerësimin në çdo fushë të jetës sonë dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të saj në shoqëri.

Të ftuara specíal të kësaj pasditeje ishin Xhensila Myrtezaj dhe shoqja e saj e fillores dhe mikja saj më e mirë, Esmeralda Petrela.

Pothuajse i gjithë publiku e shijon këngën e Xhensilës, artin e saj si dhe interpretimin të cilin e ka në çdo këngë jashtëzakonisht shumë të ndjerë.

Por sukseset e Xhensilen nuk mbarojnë vetëm tek fusha e muzikës, por bashkë me pjesën e profesionit të saj ka ndërtuar dhe një folezë të vogël dhe që kërkon përgjegjësi të madhe, mund, sakrífícë, me gjithë kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jep familja, fëmijët, gjithçka, por që kërkon kohën e duhur dhe kërkon maksimumin nga nënat e nga baballarët.https://www.photojoiner.net/image/fbZpSLUj

Kemi parë shpesh herë që në disa familje kur njëri prind merret me art, me diçka që ju okupon shumë kohë, tek fëmijët ka herë pas here mungesa. Por nuk bëhet fjalë për rastin konkret.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë të dy artistë në fusha të ndryshme, shumë të angazhuar me jetën mediatike dhe artistike por kjo nuk e bën që dyshja të vendosi në plan të dytë familjen, ose më saktë frytin e dashurisë së tyre, fëmijën.

“Meqë jemi në histori suksesi në këtë temë, suksesi im më i madh është Ajka, kështu qe dedíkimi maksimal jetësor është Ajka. Në momentin që ajo erdhi në jetë, unë kisha vënë shumë projekte përmbi, dhe shumë ëndrra dhe shumë plane por sapo Ajka erdhi, u ngjít në krye dhe rrézoi të gjitha dhe doli ajo e para. Është diçka që të vjen në mënyre instiktive. Unë kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim, dhe uroj ta kem po kaq të shenjtë edhe me Ajkën.” Shton me sytë e përlotur nga emocéonet këngëtarja aq e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!