Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe çifti i dashur për publikun, Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë.

Këtë lajm të ëmbël e bërë të ditur vetë producenti nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Instagram” ku ka postuar krevatin e foshnjës së porsalindur, ku ka zbùluar dhe emrin e veçantë me të cilin e kanë pàgëzuar bebushen, Atara Hysko.

Epo emër më veçantë se kaq nuk kishin sië zgjidhnin. Shumë urime për çiftin dhe jetë të gjatë vogëlushes!

Orinda na ka treguar herë pas here detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, ku mësuam se dhoma e vogëlushes nuk do të jetë ngjyrë rozë siç jemi mësuar ta shohim, por është minimaliste dhe me piktura në formë reje.

Gjithashtu ditën e djeshme ajo ka publikuar disa detaje nga veshjet e ëmbla të vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti si dhe qëndismat që mesa duket po ja bën shoqja e saj, gazetarja Iva Tiço.

Po ashtu moderatorja ka realizuar ditë më parë një set shumë të ëmbël fotografik.

Moderatorja ka publikuar ditën e sotme disa imazhe të saj bardh e zi, që do të mbeten si kujtimi më i bukur nga kjo periudhë kaq e veçantë në jetën e saj.

Ajo ka treguar se të gjithë shtatzëninë e ka shijuar shumë dhe se lumturohet ende për çdo lëvizje të bukuroshes së saj në bark.

Ashtu siç ka thënë edhe Turjani më herët, Orinda ka konfirmuar se emri i vogëlushes së tyre do të filloj me germën A.

“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. Lutem për secilën prej jush që është në pritje por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja! “, shkruan Orinda përkrah fotove të saj

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!