Romeo Veshaj ishte në qendër të vëmendjes mediatike dy ditë më parë.

Aktori i humorit u “kap mat” në Barcelonë me një vajzë bjonde, me të cilën puthej dhe përqafohej.

Fillimisht ishte “Revista Who”, që publikoi një video të tyre.

Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja dolën në dritë.

Burime ekskluzive për Iconstyle.al bënë të ditur se vajza që shfaqej përkrah Romeos quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në Instagram e ka treguar diçka të tillë.

Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjék Romeon në Instagram.

Këto foto e video i habitën të gjithë, sepse fillimisht u mendua se Romeo ndodhej me pushime në Barcelonë me Aleksia Peleshin, me të cilën është përfolur për një histori dashurie muajt e fundit.

Pas publikimit të videos pati alùdime të shumta se Romeo dhe Aleksia janë ndarë e gjëra të ngjàshme, por mesa duket situata për ta është shumë e qetë.

Për herë të parë pas gjithë këtyre lajmeve Aleksia Peleshi ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Ajo ju ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të mos aludojnë dhe dalin në konkluzione, sepse askush nuk e di se si qëndron e vërteta.

Po ashtu ajo shprehet se gjithçka është mirë, duke nënkuptuar se vazhdon të ketë raporte të mira me Romeon.

“Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzione kot se më mbýtët me këto aludime. Çdo histori ka një histori tjetër nga pas. Gjithçka është mirë”, shkruan Aleksia në një postim.

Se ç’po ndodh në të vërtetë e dinë vetëm ata të dy dhe presim të mësojmë në vijim detaje të tjera nga vetë Romeo e Aleksia.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!