Pak ditë më parë, dyshja e njohur e artistëve Noizy dhe Arilena Ara lajmëruan në llogaritë e tyre në “Instagram” një bashkëpunim që pritej të vinte shumë shpejt.
Arilena Ara dhe Noizy kanë publikuar këngën e tyre më të re, e cila ka për t’u kthyer menjëherë në hitin e verës.
Dyshja kanë kanë publikuar sot videoklipin e “Mùrderer”, pjesë e të cilit janë edhe disa aktorë të tjerë të cilët realízojnë ngjàrjen.
Kënga flet për një lídhje toksíke, ku partneri është “vràsës” i zemrës së vajzës e pavàrësisht kësaj, ajo vazhdon ta dojë.
Bashkëpunimi i dyshes është pjesë e albumit më të ri muzikor të Arilenës me titullin “POP ART”, që do të publikohet së shpejti.
Teksti i këngës është shkruar nga Arilena Ara, Noizy, Mixey dhe Yll Limani. Producent të këngës janë Mixey Music dhe Apollo.