“Për’Puthen on Tour” show veror me audicione të hapura në qytetet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Cilët janë personazhet që synojnë të jenë pjesë e sezonit ri dhe si do të jetë përballja e tyre me personazhet e njohur të Për’Puthen?

Pasi mbylli audicionet “PërPuthen On Tour” nisi mbrëmjen e kaluar transmetimin në ekranin e Top Channel. Spektaklin veror do të mund ta ndiqni çdo të diel në orën 22:00.

Qyteti i parë, ku edhe filluan tourin stafi i “Për’Puthen” ishte Elbasani, ku surprizat nuk kishin te ndalur dhe më e vecanta e asaj mbrëmje ishte pjesëmarrja e vëllait të vogël të ish-konkurrentit Mevlan Shaba, Artan Shaba.Nuk ngjajnë fare: Njihuni me vëllain e vogël të Mevlanit, i cili do të jetë  në 'Përputhen 3' Ai u shpreh se dëshiron të marrë pjesë në edicionin e dytë të programit të dashurisë pa dashur të përfitojë nga fama e Mevlanit.

Kjo ishte edhe arsyeja pse Artani nuk kishte të postuara foto me të vëllanë, Mevlanin në profile, në rrjete sociale. Ai nuk donte që njerëzit të mendonin se po shfrytzon famën e të vëllait pë të përfituar nga situate.
Olsa: “Njiheni ju të dy?”

Mevlani: “Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?”

Bora: “Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.”Nuk ngjajnë fare: Njihuni me vëllain e vogël të Mevlanit, i cili do të jetë  në 'Përputhen 3' - Gazeta Opinioni

Mevlani: “Tani ka ardhur nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hyj kurrë dhe ja ku e sheh sot! Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme.”

Artan Shaba ushtron profesionin e parukierit prej shtatë vitesh dhe ka jetuar në Tiranë për shumë vite, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Gjermani, ku edhe punon.

Arjan Konomi e mendoi më të arsyeshme mospranimin e tij në program, pasi nuk mund të imagjinonte dot të kalonte edhe një sezon me një Shaba tjetër konkurent, pavarësisht faktit se Artani ishte krejt ndryshe nga Mevlani, qoftë nga ana fizike asht edhe nga karakteri.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!