Autorja e programit Olsa Muhameti, bashke me moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin e programit Arjan Konomi vijojnë të shkojnë qytet më qytet për të bërë audicionet për sezonin e tretë të “Për’Puthen”.

Krahas audicioneve qëllimi i tourit ishte edhe takimi i fansave me personazhet e tyre të preferuara nga programi.

Grupit të “Për’Puthen On Tour”, i bashkohen shumë nga ish konkurentët e sezonit të parë dhe kjo për disa arsye por më kryesorja për të mos humbur famën e fiturar gjatë programit.

Stafi “Për’Puthen” dhe ish-konkurrentet priten mirë dhe me shumë energji pozitive në të gjitha qytetet e vizituara deri më tani.

Por Siç u tha nga produksioni qëllimi i këtij turneu ishte zgjedhja e konkurrentëve të rinj për sezonin e tretë të programit dhe interesimi i të rinjve kudo ishte tejet i madh.

Në fakt, kjo del të jetë një mashtrím, kështu të paktën sipas kryefjala, burime të të cilëve kanë thënë se asnje nga pjesëmarrësit në audícione në turne nuk do të zgjidhet si konkurrent pasi ata tashmë janë të zgjedhur.

Nuk dihet nëse ky informacion është I saktë apo jo, pasi sipas autores së programit Olsa Muhameti, të gjitha këto audícione të zhvilluara nëpër qytetet e Shqipërisë dhe jo vetëm por edhe në Tetove e Prishtinë, do të trànsmetohen në ekranin e Top Channel gjatë sezonit veror, menjëherë pas mbarimit të “Për’Puthen +40”.

Sipas tyre audícionet janë duke u bërë për shumë faktorë të tjerë si fama, që radhitet ndër më kryesoret, për klíkime pasi cdo gjë që ndodh gjatë turneve postohet nëpër rrjete sociale si dhe më e rëndësishmja fitimi nga sponsoret por në asnjë mënyrë nuk përzgjidhen konkurrentë.

Top Channel/ “Për'puthen on Tour” ndalet sot në Fier, të rinjtë vrapojnë të entuziazmuar pas fugonit - Top Channel

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!