Ora Verore, një prodhim i RTV Ora, nën autorësinë e Ronaldo Sharka, sjell freskinë e verës në shtëpinë tuaj.

Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi, nga jugu në veri sjellin bukuritë e vendit si kurrë më parë, jetën e natës, pushimet e personazheve më në zë të momentit si dhe shumë situata qesharake.

Hygerta Sako, ish miss Albania i vitit 1995, bukuroshja e cila vitin e ardhshëm mori pjesë Miss Europa 1996 ku doli deri në gjysmëfinale.

Ajo edhe sot njihet si ndër femrat më të bukura, më të reja dhe me stil pavarësisht moshës së saj, ku për të duket të jetë asgjë më shumë sesa thjesht një shifër.

Sapo moderatori fillon intervistën e tij në ora verore, ai menjëherë pyet bukuroshen në fjalë nëse ka ndonjë për të cilin i rréh zemra.

Dhe Hygerta si për të bindur të gjithë ndjékësit e saj dhe portalet e shumta që kanë folur deri më tani në lídhje me këtë tematikë, i vendos pikat mbi “I”.

“Jo, nuk kam askënd të më rréh zemra, po të kisha do ta thoja, se më ka dalë name sikur dua burrë”, shprehet pak e indinjuar dhe me shaka në të njëjtën kohë Hygerta Sako për Ora Verore.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!