Si i ftuar special në Top Arena, Erik Lloshi këndon disa herë në skenën madhështore të Manushit.
Në një moment Manushi, i cili ndodhet pranë Antonelës, fton Erik Lloshin të këndojë në skenën e madhe të Top Arena dhe sipas tij këtë këngë do ia dedikojë Alesia Bamit.
Antonela e cila ndihet pak xheloze në këtë rast, i thotë lehtë Manushit “Mos se do e ndash nga gruaja” dhe mes të qeshurave Eriku ngrihet të këndojë “të gjeta ty” kënduar në “Kënga Magjike 2016”.
Kujtojmë se Erik Lloshi është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Çmimi i tij i parë ka qenë në moshën 8-vjeçare në Festivalin e Fëmijëve.
Ka studiuar në Akademinë e Arteve – dega Kanto dhe aktualisht jep leksione për muzikën e lehtë.
Në vitin 2009, klipi “E di”, u nominua “Best Video from Albania” në “Balkanica Music Aëards”.
Në Kënga Magjike, ai shënon 7 pjesëmarrje në këtë festival me shume trofe. Baladat janë pika e tij e dobët dhe e fortë njëkohësisht.
Është shpesh i pranishem neper klube te ndryshme te nates. Ai ka marre pjese edhe ne shume festivale dhe ka publikuar shume videoklipe.