Një tjetër çift i njohur i ka mbajtur për ca kohë të fshéhura ndjenjat nga sytë e publikut dhe kanë shijuar në héshtje romancën e re.
E kemi fjalën për dy moderatorët, Flavio Qarri dhe Hilda Gorica.
Duket se prej disa kohësh, ata shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe lídhjen e re, që më në fund pa shumë zhurmë, kanë vendosur ta bëjnë publike.
Në fakt, ata janë zgjuar bashkë në të njëjtin vend dhe në InstaStory-t e tyre kanë publikuar foto e video thuajse të njëjta, që të lënë të kuptosh se janë bashkë.
As njëri dhe as tjetri nuk shqetësohen më nëse të tjerët do ta mësojnë për romancën e tyre dhe mirë bëjnë!
Duket se për Flavion dhe Hildën ka ardhur momenti t’i tregojnë botës sa shumë duhen, pasi e mbajtën të fshehtë për s’dimë se sa kohë.
Epo, s’thonë kot që çdo gjë “e ndaluar” dhe e fshéhur shijon më shumë, ndaj edhe ata duhet t’i kenë shijuar në maksimum ditët kur i fshiheshin njerëzve.
Tashmë, duket se gjërat janë bërë mëse serioze dhe dy moderatorët mund të jenë gati të hédhin një hap të madh, ndaj s’do të ishte çudi të dëgjonim për ndonjë fejesë shumë shpejt!