Para se t’i jepte fund lídhjes me Andin, Jasmina la të nénkuptohej se këngëtarja Diona Fona kishte qenë molla e shérrit mes tyre.
Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” deklaroi hapur xhélozinë ndàj Dionës dhe afrimitetin që kjo e fundit kishte shfaqur me Andin.
Para se të ndàheshin, nëpërmjet një fotoje në Instagram, Jasmina tregoi për të gjithë ndjékësit se Andi kishte qenë i ftuar në ditëlindjen e Fationit, por ishte larguar menjëherë drejt Vlorës për të qenë protagonist në videoklipin e Dionës dhe kjo gjë e revòltoi së tepërmi Jasminën.
Nga ana tjetër Andi ka pohuar disa herë se ai dhe Diona janë thjeshtë bashkëpuntorë e miq të mirë me njëri-tjetrin e se mes tyre nuk ka asgjë më tepër.
Ndërsa këngëtarja deri më sot nuk kishte reàgur për këtë çéshtje, duke lénë dy ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që konfliktin ta zgjidhnin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë e ftuar sot në emisionin “Soiree”, Diona Fona foli për herë të parë në lídhje me këtë çéshtje.
Ajo tha se nuk është shqétësuar fare për lajmet e Andit dhe Jasminës dhe u shpreh e bíndur se nuk ka qenë ajo arsyeja e ndàrjes mes tyre.
“Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndàhen, kanë vendosur që të ndàhen për arsyet e veta. Unë nuk kam lídhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq”, u shpreh Diona.
Ndërsa kur u pyet nëse Andi mund të ishte tipi i djalit që Diona do të pëlqente, nëse do të gjéndeshin në një situatë tjetër, ajo u përgjigj:
“Andi është shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe kam shumë respekt për të. Është shumë djalë i mirë. Mendoj që e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Po more, pse jo. Ka sene shumë të mira të një djali, s’i dihet. (duke qeshur)”.