Programi “për’puthen+40” tashmë është drejt fundit të këtij sezoni, dy çifte kemi të deklaruara deri më tani dhe zonja ende janë të pavendosura në zgjedhjet e tyre.

Punataten e sotme ndoqëm çiftin e parë të deklaruar në “Për’Puthen+40”, Stelën dhe Çimin, një çift mjaftë i kombinuar por jo shumë i besueshëm në sytë e publikut.

Kjo për vetë faktin se dyshja, shpesh provokohet nga Lindita, zonja konkurrentë në program, e cila u fut me ide të qarta në kokë dhe posaçërisht për Çimin.

Kjo e fundit i la mundësinë vetëm për një takim Çimit që në puntatën e parë të saj, pasi Lindita donte të njihte edhe zotërinjtë e tjerë pretendentë në studio.

Ndaj Çimit nuk i erdhi shumë shpejt radha për takim nga Lindita. Stela përfitoi nga Situata dhe ftoi Çimin në takim.

Që në takimin e parë mes tyre kishte një kimi dhe kështu vazhduan takimet e njëpasnjëshme që quan deri në deklarimin për njëri tjetrin.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Linditës e cila nuk po heq dorë nga Çimi dhe nuk ndalet me provòkimet e njëpasnjëshme edhe brenda në studio.

Radhën e kaluar, Lindita ngrít nga vendi i saj dhe iu afrua në fytyrë Çimit duke e pròvokuar, nëse e kishte marrë malli për të apo jo.

E ndërsa mbrëmjen e sotme Lindita i afrohet duke i lënë kështu aromën e parfumit nën hundën e Cimit dhe ky i fundit si me batutë ia përmend parfumin duke i bërë edhe kompliment për shijen.

Kjo gjë nuk i pëlqen Stelës dhe e bën të shpérthéjë ndaj Linditës, pasi nuk ka çfarë ti thotë në studio Çimit.

Stela: Unë e di kush është ai, ne e dimë me njëri-tjetrin si jemi jashtë kamerave dhe doja të sqaroja të gjithë ato që janë keqkuptuar në studio bashkë me Linditën që fluturon akoma me këto ide. Të lutem shumë e dashur, në lidhjen tonë nuk duhet të futesh, nuk është e respektueshme

Lindita: Unë nuk po futem, unë ta kam lënë, ai po futet se kur iu afrova une, e dëgjove si tha “më pëlqen parfumi yt

Stela: Ti nuk ma ke lënë në fakt, por e sheh? Ja ky është rangu yt.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!