Hiti verës! Kështu ishte cilësuar kënga e treshes së këngëtarëve të njohur të Kosovës, Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida e cila u dha premier mbrëmjen e djeshme!
“Dale” quhet kjo këngë e cila është publikuar në orën 00:00 e natës më 3 Korrik, datë kjo që parkon edhe me ditëlindjen e këngëtarit Butrint Imeri.
Kujtojmë se Butrinti edhe më parë kishte publikuar këngë në këtë datë dhe tashmë e ka bërë si traditë të tij që të bëjë hite për ditëlindjen e tij.
Kësaj radhe bashkë me Butrintin pritet të këndojnë edhe reperi i njohur Ledri Vula e po ashtu edhe Kida.
“Dale” është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi ndërkaq video është bërë nga Entermedia.
Producent ekzékutiv i këngës është ’96 MGMT kurse publikimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital.