Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë.

Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.

Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram.

Tashmë, ajo numëron mijëra ndjékës në llogarinë e saj, ku prindërit i ndajnë pòzat më të lezetshme.

Jo vetëm prindërit, por thuajse çdokush që e takon publikon ndonjë shkrépje me të voglën.

Poem po rritet dita ditës dhe duket se tashmë ka thënë edhe fjalën e saj të parë. Po vrísni mendjen cila është ajo?

Epo, duhet të dini që babi Ledri ndihet shumë krenar sepse Poem thërriti “baba”. Kështu tregon edhe video e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, Ledri bëri gjestin më të bukur të dashurisë për të voglën e tij, duke gdhendur si tatuazh emrin e saj në trup.

Reperi ndau në llogarinë e tij në Instagram foto e video të tatuazhit, shoqëruar me një “firmë” të të voglës, të cilës i ngjyen gishtat në bojën blu. Kështu, Poem e “shkroi” vetë Blu-në në lëkurën e babit, pas emrit Poem.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!