Autorja e programit Olsa Muhameti, bashke me moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin e programit Arjan Konomi vijojnë të shkojnë qytet më qytet për të bërë audícionet për sezonin e tretë të “Për’Puthen”.
Krahas audícíoneve qëllimi i turneut ishte edhe takimi i fansave me personazhet e tyre të preferuara nga programi.
Grupit të “Për’Puthen On Tour”, i bashkohen shumë nga ish-konkurrentet e sezonit të parë dhe kjo për disa arsye por më kryesorja për të mos humbur famën e fituar gjatë programit.
Ish-konkurrentja e emisionit “Për’Puthen”, Antonela Berisha është hasur me një incident të pakëndshëm gjatë takimit me fansat e saj në një nga turnetë e “Për’Puthen”.
Gjatë turit të personazheve, Antonela ka ndaluar për pak në mënyrë që shkrépte disa pòza me fansat që ishin mbledhur në qendër të qytetit për ta takuar.
Por nga ndjékësit e shumtë që ishin pranë saj, në një moment, një prej tyre, i shkul flokët Antonelës.
Ajo e dallon gjéstin por sërish ruan buzëqeshjen para kamerave dhe më pas futet në furgon, bashkë me konkurrentët e tjerë duke i shpëtuar kështu tùrmës së mbledhur të fansave.