Ballina Aktualitet Gazetari bën publike mesazhet e fundit me Koço Devolen: Spítali i dukej...

Gazetari bën publike mesazhet e fundit me Koço Devolen: Spítali i dukej si…

Para 8 muajsh u ndà nga jeta aktori i njohur i humorit Koço Devole pas betéjës së vështírë me Covid-19.

Së fundmi, gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me humoristin e ndjerë, njëkohësisht dhe mikun e tij.

POSTIMI I PLOTE
MESAZHE ME KOÇO DEVOILEN NGA KARANTINA…
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.

Ky rit përsëritej çdo ditë. Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:

-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdékjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…

3 prill 2019

Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pòrdha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjédhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.
Koço -Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.

Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip
jepet “Gjyetia dy.”
Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdékur se sa të
gjallë.
Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në
pùshtet.

Koço Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na
shfarosin të gjithëve.
7 prill 2020
Unë -More ndonjë kòqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet
këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Díktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.

Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavírusit dhe díktaturës. Qofshi mirë të gjithë.
Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im
eksíq.

Koço -Do mbetemi si çífutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezík të
mos marrim as pensíonet. Dynjaja po bíe në recénsion. Do
hamë njëri-tjetrin?!
Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.

Koço -Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo lùftë për shfàrròsjen e
pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrénë një Mitro të zgarrës dhe një
Koço të furrës!”

Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!
Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha
nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të
“kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjékur në
tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, àrmik i dashur!” Dhe ti e di mirë: àrmiqtë vriten. Nuk hahen!

Unë -Po Ben Blushi?
Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të
hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do
shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro!

Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe
si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet
hajvànllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.
Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.

8 prill 2020

Unë-Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një
kërkesë: Mund të ma shtysh pjékjen në furrë? Kam dy arsye:
Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha térshérë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të píqem sot, i vendosur mbí tavolinë, ngrënësit me thíka e pirunj në duar, do të thonë: Zhàpë dhe si mish kau i pa trédhur, ky Mitroja?!

22 prill 2020

Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e
rrùaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video
reklamë me nipin.
Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na
budàllàlleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke
edhe ti këtë përshtýpje?

Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi
shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më
tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.
Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke
pleqëri.”

Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga
nuk do jetonte kaq gjatë.
Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.

Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!
Koço -Sakllam.

26 prill 2020

Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i
marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjerrit.

3 maj 2020

Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e théva robérinë. Dola
një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.

17 tetor 2021

Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sémurë sot, që Filipi
mbush 65 vjeç.

Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një
javë që pi kòqe. Mos kam vírus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta
bëj tàmponin?

19 tetor 2021

Koço -E bëra tàmponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin,
drejtorin e spítalit? Mbase duhet të shtròhem në spítal…

22 tetor 2021

Koço -U shtròva. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e
di – spitali më duket si bùrg. Jam mërzitur që natën e parë.

30 tetor 2021

Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.
Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke
asgjë. Je sémurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shérohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

3 nëntor 2021

Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakort që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngùl. Mbase i bën mirë, i thash…

4 nëntor 2021

Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…

Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bòbola me oksígjen.
Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spítal. U fut në íntubím…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Aleksi dhe Jurgeni akùzojnë réndë, Argjendi përplàs përtokë….

Situata në studion e programit të dashurisë Për’Puthen vazhdon të jetë e nxéhtë mes konkurrenteve. Takimi parë i kësaj jave ishte ai mes Ritvanës dhe...

Ritvana del në takim me Aleksin dhe i ngatérron emrin, ai i shpreh pëlqim…Alvisës (VIDEO)

Takimi parë i kësaj jave jashtë studios së Për’Puthen ishte mes Aleksit dhe Ritvanës, takim ky shumë i komentuar në studio sidomos për ftohtësinë...

Edi u përplàs me Bashkimin, konkurrentët habísin me veprimin e tyre (VIDEO)

Të premten e kaluar, dy konkurrentët e “Për'Puthen”, Edi dhe Bashkimi janë përfshírë në një konflíkt të madh që për pak degràdoi në përplàsje...

Sùlmohet Olsa Muhameti! Pas kthimit nga Milano aùtorja e PërPuthen e péson kéq (FOTO)

Një incídent i ndodhur mbrëmjen e kaluar në aeroportin e Rinasit, ku aùtorja e programit të dashurisë “Për’Puthen”, Olsa Muhameti ka gjetur të démtuar...

E paprítur! E ftuara héq sandalen dhe gjùan drejt gazetarit të njohur (VIDEO)

Programi “E Diell” vjen çdo të diel në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkàk të...
error: Alert: Content is protected !!