Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian nuk kanë rënë sot dakord për caktimin e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, ministrja e Punëve të Jashtme të Portugalisë dhe njëherësh zv/presidentja e BE-së për Transparencën Ana Paula Zacarias.

Kujtojmë se sot në Luksemburg u mblodh Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe pritej që të caktohej një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.Parlamenti Europian diskuton sot për Kosovën dhe dialogun me Serbinë - Tv  Klan

Por, Bullgaria vijon që të mbajë peng Maqedoninë e Veriut, e për rrjedhojë edhe vendin tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme gazetarja Erisa Zykaj raportoi për ABC se është hera e parë që të gjithë vendet anëtare nuk kanë më asnjë rezervë në lidhje me ecurinë dhe arritjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për hapjen e negociatave.

Siç ajo u shpreh, janë dashur 7 vite që Shqipëria të arrinte në stadin që asnjë vend anëtar të mos kishte më asnjë rezervë për këtë vendim.Parlamenti Europian: pesë kushte dhe më shumë për hapjen e negociatave -  Exit | Shpjegon Shqipërinë

Në 2019, dhjetë vende anëtare konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe ishin për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, gjë që u kundërshtua edhe publikisht nga presidenti francez, Emanuel Macron dhe jo vetëm.

Por nga kontaktet që gazetarja ka pasur me këto 10 vende anëtare i kanë konfirmuar se tashmë janë shuar të gjithë dilemat dhe është arritur dakortësia për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetarja bëri po ashtu të ditur se shumica dërrmùese e vendeve anëtare nuk e duan që konferencën e pare ndërkombëtare ta zhvillojnë vetëm me Shqipërinë, pasi ne kemi qenë vetëm në momentin e fundit gati për këtë hap, ndaj është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të mbetej pas.Shqipëria dhe Bullgaria angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik - ATSH -

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!