Reperi Stresi feston sot 35-vjetorin e lindjes. Në vend që të priste dhurata nga të tjerë, në këtë ditë specíale ai ju ka bërë vetë një dhuratë të madhe fansave të tij.

Para disa ditësh reperi paralajmëroi se do të sillte një bashkëpunim të ri, të cilin ka vendosur ta publikojë ditën e sotme.

Ai ka lançuar duetin me reperin tjetër ISH dhe kënga e tyre mban titullin “Out of my mind”. Kjo këngë është mjaft ritmike dhe me siguri do të renditet në hitet e këtij sezoni.

Pavarësisht se Stresi ndodhet larg vendit të tij prej muajsh të tërë, kjo nuk e ka pénguar reperin që të sjellë këngë të reja dhe të jetë produktiv në muzikë.

Ndërkohë, ditëlindjen e tij ai e ka festuar për herë të parë në Londër, ku po jeton prej kohësh.

Ai ka festuar në mesnatë dhe ka ndarë një mesazh me të gjithë ndjékësit.

 

“Ditëlindja imë e parë në Londër. I rrethuar me njerëzit më të pastër në shpirt. E kam kuptuar se çdo të thotë ditëlindja ime sot”, shkruan reperi në një postim.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Stresi publikoi një tjetër bashkëpunim të suksesshëm.

Ai lançoi në muajin prill super duetin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban titullin ” Feel Good”.No description available.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!