Sikundër kishin paralajmëruar binjakët e njohur të ekranit shqiptar Donald dhe Romeo Veshaj kanë publikuar sot këngën e tyre të re.

Projekti i dy vëllezërve mban titullin “Margarita” dhe është fiks siç e kemi pritur.

Një këngë verore dhe shumë funny, pasi teksti i saj është i shkruar me nota humori.No description available.

E sigurisht s’mund të prisnim gjë tjetër pasi për të Donaldi dhe Romeo kanë bashkëpunuar me Getinjon dhe Alban Kondin.

Ky i fundit së bashku me Fabian Bashën mbajnë edhe vulën e produksionit dhe vijës melodike.

Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, një pjesë e klipit është xhíruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra séksi.No description available.

Teksa klipi përmban edhe një skenë tjetër kur ata shfaqen në supermarket në sektorin e patatinave për t’ju përshtatur refrenit gjatë të cilit thonë :

“Ne kërcejmë nëpër makina, bagazhi full me patatina, nga mbrapa i kam nja dy birra dhe vendi parë nja dy pica, margarita.”

Kjo është kënga e dytë e çunave pasi tre vite më parë sollën një projekt muzikor shumë gazmor, të titulluar “Në të SMS”.

https://www.youtube.com/watch?v=YgEj-k5sBxY

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!