Në minutat e fundit të programit, pak pas deklarimit të Stelës dhe Cimit, ndërhyn personazhet e tjerë të përputhen duke dhënë mendimin e tij.

Ku disa e shihnin si një dashuri të lindur në studio e cila do ketë një vazhdim të gjatë jashtë e disa të tjerë si Lindita, që e shihnin si diçka të pavlerë këtë deklaratë dhe pa një vazhdim pas programit, pasi sipas saj Çimi do e ketë kokën prapa tek ajo pavarësisht me kë do jetë në krahë.

Pas fjalëve të Linditës, ai që reàgoi jo bukur ndaj saj ishte Olti, i cili pati disa takime radhazi me Linditen dhe u duk sikur mes tyre pat një kimi, por ishte Olti ai i cili zhgënjeu Linditën me dredhitë e bëra jashtë emisionit.

Në sekondat e fundit të emisionit, Lindita ngrihet në këmbë dhe i drejtohet Armandos “unë për ínat të Oltit do deklarohem me ty në program” dhe i jep një përqafim të ngrohtë mes lòtësh.

Por është moderatorja e programit ajo e cila nuk e lë të vazhdojë më tej pasi në fillim duhet të ndjékim takimin e tyre jashtë dhe më pas të bëjmë pyetjen në qoftë se kemi një përputhje mes të dyve apo jo.

Në atë moment Bora Zemani mbyll programin për ditën e sotme më deklaratën e vetëm njërit çift, çifti i dytë i deklaruar në ‘PërPuthen+40’ Çimi dhe Stelën.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!