Ori Nebijaj është përfolur ditët e fundit në mediat rozë për një shtatzëni.

Dyshimet nisën për shkak se moderatorja dukej me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kaq u desh që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo sot në emisionin “Wake Up”, Ori ju është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta.

Moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj Isli Islami.

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori.

Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Kjo situatë u pasua dhe me një batutë nga Isli, që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Ori Nebijaj nuk ka folur ndonjëherë në lidhje me jetën e saj private dhe deri më sot në media nuk është folur për ndonjë histori dashurie të moderatores.

Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, Ori kandidoi si deputete e Partësë Demokratike në qarkun e Tiranës.

Mirëpo Partia Demokratike nuk fitoi shumicën e votave dhe tashmë pritet të shohim nëse Ori do e vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në televizion apo jo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!