Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Ai përpiqet të jetë sa më shumë aktiv në rrjete sociale, duke dashur t’i përfshijë ndjékësit në përditshmërinë e tij.
Në profilin e Gentit shohim shpesh momente të tijat me familjarët e sidomos me dy fëmijët.
Mirëpo, vajza e tij e vogël është më e “llastuara” dhe shoqja më e mirë e babit.
Ajo ka marrë disa leksione pianoje dhe ia ka bërë zemrën mal aktorit teksa luante në të.
“Beethoven me sytë nga shifja(shikimi) i babit🥰@arditabufaj flm nga zemra🙏🙏🙏…na e kupto ndonjë notë që na ikën 🤣🤣🤣”- ka shkruar Genti krahas videos që na e zbukuroi ditën.