Mëngjesi i të dielës rezultoi fàtal për katër personat në Velipojë, që ndërruan jetë pas një shérri bànal dhe përplàsjes me àrmë zjàrri.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbéten të vdékur në vend pas përplàsjes me àrmë të pronarëve të dy hoteleve.

Akoma më tràgjik ishte fati i 20-vjeçarit që hùmbi jetën, i cili sapo kishte filluar punën si kamarier në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës ishte fàtale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës.

Të afërm të 20-vjeçarit kanë pranuar se e ëma nuk kishte asnjë mundësi financiare për të mbuluar të paktën shpénzimet e funeralit të djalit të saj, që u nda nga jeta në lule të rinisë.

Kujtojmë që mbrëmë reperi Capital T pranoi se do të mbulonte të gjitha shpénzimet e fùneràlit të të ndjerit, për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij.

Pas kësaj ngjàrjeje tràgjíke, të tjerë persona janë ofruar të ndihmojnë nënën dhe vëllain e Musaenit të ndjérë, të cilët jetonin vetëm me të ardhurat e djalit që ndérroi jetë.

Jo vetëm persona të thjeshtë janë ofruar për të kontribuar në rrjete sociale duke kërkuar një numër llogarie, por edhe kompani të mëdha. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka dhuruar 3000 euro për familjen e Musaen Zenelit, ndërsa grupi Eurosig-Insig & UBA Bank i kanë akorduar nënës së djalit një ndihmë financiare prej 300,000 lekësh të reja.

“Iconstyle.al” ka komunikuar me familjarët e 20-vjeçarit që ndërroi jetë dhe ka siguruar numrin e llogarisë bankare të nënës së tij, për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për familjen Zeneli.

Emri i llogarisë: ZENELI ANILA MENDUH
IBAN: AL16 2121 1009 0000 0000 0063 8423

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!