Gilberta, bukuroshja nga Lushnja, konkurrente e ‘PërPuthen+40’ në puntatën e sotme ishte në qytetin e saj të lindjes në Lushnje, ku edhe realízuan takimin e radhës me Samiun.
Iliri, vihet në dijeni për ditën e takimit të Gilbertes me Samiun, dhe poston në Instagram një foto me kontekst Gilberten.
Gilberta e merr vesh këtë pak minuta para takimit dhe kjo e zbéhi takimin e tyre, pasi mendja e Gilbertes ishte tek postimi i Ilirit.
Pas pjesës së parë së takimit të tyre, komentohet në studio situate e krijuar mes trekëndëshit Gilberta, Iliri dhe Samiu.
Ajo zihet ngushtë dhe pranon publikisht se ka ende një ndjenjë pëlqimi për Ilirin pavarësisht asaj çka kishte ndodhur puntatat e kaluara.
Kjo e bën Samiun të ndihet keq dhe në siklet, por e pranon faktin që Gilberta ndjen për Ilirin, pasi kjo është dicka që shihet nga larg dhe nuk është e vështirë të kuptohet.
Gilberta doli në takim me Samiun por nuk ndihet e qetë gjatë gjithë takimit, shkàk për këtë është sërish Iliri.
Ai poston në rrjete sociale një diçiturë ku protagonist ishte serish emri i Gilbertes.
Këtë gjë ajo e merr vesh pak minuta para takimit të saj me Samiun.
Takimi u realízua në Lushnjë, në qytetin e saj të lindjes ku dhe babai i Samiut ka lindur.
Gjatë takimit mes të dyve nuk munguan puthjet dhe përqafimet, apo epitetet dashurore, sidomos nga ana e Samiut, pasi Gilberta dukej më e zbehur karshi tij.
Duke komentuar takimin e tyre në studio, përmendet shumë Iliri dhe kjo sikur i dha zemër që Gilberta të zbrazej, të fliste troç atë që ndjente dhe tregon arsyen përse zgjodhi Samiun ne fillim.
Zgjodha Samiun për inat të Ilirit sepse e dija se Iliri ndjente një konkurrencë ndaj Samiut, ishte xheloz për të, kjo është në fillim, por sot unë ndjej një pëlqim edhe për Samiun, nuk më ka ndodhur kurrë të kem pëlqim për dy persona njëkohësisht.