Dashi hyri në program vetëm pak ditë ekskluzivisht vetëm për Linditën dhe produksioni ra dakort për pranimin e tij në emision veç nëse Lindita është e interesuar për të.
Lindita i la të kuptohej edhe gjatë takimit të mundësuar në prani të kamerave se mes tyre nuk kanë kimi, ajo kërkon një mashkull më burrëror dhe jo një çapkën.
Produksioni kërkon një vendim të Linditës për Dashin, nqs ai duhet të vazhdojë të qëndrojë të program apo jo dhe kjo e fundit mohon diçka të tillë.
Shpresojmë që bashkëpunimi i dyshes pas programit të vazhdojë të funksionojë, pasi siç edhe e dimë tashmë Dashi është stilist me famë që stilon vajzat dhe veçanërisht Linditën.
Nga shumë ndjekës aludohet se Dashi ishte futur me qëllim nga Lindita që ai të reklamonte pak biznesin e tij pavarësisht se diçka e tillë mohohet nga të dyja palët.
Lindita deklaron publikisht dhe në sy Dashit, që nuk është mashkulli që ajo kërkon, mes tyre nuk ka kimi, nuk ka as tërheqje fizike as shpirtërore.
Dashi rrëfen faktin se ndikohet shumë nga kamerat dhe nuk arrin të jetë vetvetja, por nqs Lindita del single nga programi ai do vazhdojë aty ku e la në program dhe ta bëjë për vete Linditën larg kamerave.