Mbrëmjen e sotme shikuam takimin e Lindës dhe Samiut, një takim me personazhe pothuajse të panjohur nga ato që kishim parë deri më tani.
Si Linda ashtu edhe Samiu nxorën në pah një anë tjetër të karakterit të tyre. Dyshja dukeshin shumë të dashur dhe çdo emocion që përcjellin në fytyrë e shfaqnin edhe me gjeste.
Pas pjesës së parë të takimit, në studio u diskutua shumë “kushti kryesor” i Lindiës që tashmë po komentohet ende nëpër rrjete sociale.
Siç e dimë, kushti i Lindës është që partneri të mos kërkojë fëmijë nga zonja në fjalë. Linda hapet shpesh për familjen e saj, për nënë e saj, për bijën e saj.
Ajo rrëfen se e ka pasur shumë të vështírë të rrisë vajzën e vetme, shpesh herë i kanë munguar edhe gjërat elementare dhe jo vetëm për këtë arsye por edhe për faktin se prindërit e saj janë ndarë e martuar përsëri.
Linda vetë ka pasur një fëmijëri të vështírë , edhe vajza e saj nuk e kishte të lehtë t’ia dilnin së bashku në jetë dhe kjo është ndër shkàqet kryesore që Linda me ngulm kërkon të mos bëjë fëmijë tjetër.
Arjani e kundërshton duke i thënë që nuk mund t’ia privosh partnerët mundësinë të bëhet prind vetëm për anën ekonomike dhe në debat e sipër, kur të gjithë dalin kundër Lindës, kjo e fundit i drejtohet Arjanit “Ti Arjan, ke fëmijë? Atëherë nuk mund të më kuptosh.”
Arjani në një moment ndalet dhe heziton t’ia kthejë gjatë, vetëm i thotë “Jo, nuk kam”, më pas është Bora ajo që ndërhyn duke thënë “ka edhe të tjerë në studio që kanë fëmijë por që nuk mendojnë kështu si ti Linda, jo domosdoshmërish duhet të kesh fëmijë për të të kuptuar”.
Si gjithmonë Bora, moderatorja e emisionit, ndërhyn për të zbutur situate të pakëndshme siç ishte kjo e rastit konkret.