Një ndër çiftet shumë të komentuar të programit “Për’puthen”, Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, para pak ditësh Mevlani konfirmoi se nuk flet më me Ledjanën dhe se nuk ndíqen as në Instagram.

Para se të dilte përfundimisht nga “Për’puthen”, Mevlani konfirmoi të njëjtën gjë dhe tha se Ledjana nuk i kishte folur që nga momenti që ai kishte kënduar në festë këngën e saj me Antonelën.

Së fundmi edhe Ledjana ka treguar versionin e saj të prishjes së kësaj marrëdhënie në emsionin “Glamour Zone” në Rtv Ora. Sipas saj, arsyeja e ndarjes është shumë më e thellë se ajo që di publiku.

Ester Bylyku: Më trego diçka konkrete ku të ngeli hatri me Mevlanin?

Ledjana Prenga: Ty nuk të shpëton asgjë. Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zíhesha për atë mashkull. Më duket injòrim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjést ishte injòrim për mua.

Më herët, Ledjana publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedíkoi asaj gjatë kohës që ishin në emision. Por nga pjesa që Ledjana kishte postuar dukej se zëri nuk ishte i Mevlanit dhe në një farë mënyre Ledjana po përpíqej të vërtetonte faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbùlohet gjithë e vërteta.

Së fundmi, ajo komentoi të vërtetën e këngëve të tij, duke deklaruar se këngën e dytë nuk e ka bërë për të pasi sipas saj ajo është bërë kohë më parë.

Ledjana Prenga: “Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë.”

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt:

“Jo nuk kthehem më me të.”

Po ashtu, u fol edhe për martesën e alùduar të Ledjanës në Belgjikë dhe kjo e fundit i hodhi poshtë të gjithë këto zëra.

Ester Bylyku: Ku ka zë nuk është pa gjë! Ështe thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpíkin kot si qëndron e vërteta?

Ledjana Prenga: Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nín dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkíqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!