Ana Lleshi është një nga ish-konkurrentet e “Për’Puthen” më të komentuara në publik, edhe pas daljes nga emisioni.
Përveç karakterit të fortë, ajo është gjithmonë komentuar edhe për veshjet e saj ekstravàgante dhe jo vetëm. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
Këtë herë Ana ka guxuar të luajë me flokët duke bërë një ndryshim dràstik dhe duke e lancuar ‘look’-un e saj në ‘Top Arena’ me Ed Manushin në Top Channel.
Ajo është bërë një bjonde ditën e sotme, me flokë të shkurta, me një fustan të gjate ngjyrë portokalli, bust dhe me një të çarë deri në ije.
Kujtojmë se pak kohë ma parë, Lleshi publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Deal”.
Një ndër protagonistët në klip është Atdheu. Në këtë projekt muzikor Ana shfaqet si një vajzë “self-made”, teksa nuk i ka kursyer skénat e nxéhta në klip.