Jorgo Pulla, astrologu i njohur i ftuar në ‘Top Arena’ mbrëmjen e sotme bën parashikimin e pa imagjinuar për Antonelën.
Antonela, ish konkurentja e ‘PërPuthen’, ndër më të komentuarat sidomos pas daljes nga programi, i jep përshkrimin fizik me detaje astrologut Jorgo, e jo vetëm kaq.
Me përmasat e një modeleje 90/60/90cm, rritur mes Shkodrës dhe Milanos, partnere në skénë më moderatorin e mirënjohur Edi Manushi, Jorgo i flet shkurt dhe saktë për të ardhmen e saj.
Ai ndalet tek karriera, ku shpjegon se kulmin e karrierës e ka tani, në sezonin veror, ku edhe vendoset fati i saj për të ardhen dhe sipas tij, në korrik, a-ja dhe Zh-ja i fillojnë në korrik dhe do i vazhdojnë edhe në shtator.
Përpara përfundimit të pjesës së parë së programit, astrologu Jorgo Pulla pyetet nga moderatori Manushi për anën sentimentale të Antonelës nëse do kemi një dasmë apo diçka të ngjashmë për këtë të fundit apo jo.
Por Astrologu i njohur Jorgo Pulla nuk jep detaje të imta për këtë pjesë pasi sipas parashikimit të tij, Antonela është një natyre tepër spontane dhe “këtë gjë e ka automatike, nuk e ka problem fare.”