Ballina Magazina Andi i 'PërPuthen' rréfen prapaskénat e emisinit: Ju tregoj njeriun me fallco...

Andi i ‘PërPuthen’ rréfen prapaskénat e emisinit: Ju tregoj njeriun me fallco dhe…Jasminën!

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, la disa javë më parë emisionin pasi hoqi plotësisht dorë nga Jasmina.

Pas takimeve të shumta me njëri-tjetrin, ndjenjave të bukura e grindjeve të njëpasnjëshme, çifti u lodh duke vendosur ta ndërpresë aventurën televizive.

Ata dolën njëkohësisht, duke i treguar publikut se do të ruanin kontaktin me njëri-tjetrin, pasi gjithçka mund të ndodhte dhe pse jo, mund t’i shihnim bashkë sërish.

Mirëpo, gjërat mes tyre agravuan pas daljes dhe i ftuar në emisionin “NIN”, Andi ka folur për herë të parë pas thumbave të Jasminës.

Ajo e ka akuzuar shpesh për tradhti e pabesi, por Andi ka sqaruar se s’ka mundur të ketë tradhti, pasi s’ka pasur asnjëherë një lidhje mes tyre.

Andi shpjegoi edhe njëherë se ata ishin në njohje e sipër dhe Jasmina e kishte lodhur aq shumë me provokimet dhe kunjat e saj, saqë ai kishte hequr dorë plotësisht.

Ish-konkurrrenti sqaroi se ka vetëm raport shoqëror me Diona Fonën, ndërsa shtoi se Jasmina s’ka komunikuar asnjëherë me të për ta pyetur për këto çështje, por gjithmonë i ka bërë block në rrjete sociale dhe ka mbajtur inat.

“Ajo thonte ‘Communication is key’, por vetëm komunikim s’kishte.”- u shpreh Andi, i cili gjithashtu tregoi se ia kishte thënë prej kohësh Jasminës që mes tyre nuk shihte asgjë më shumë se shoqëri, por ajo s’kishte dashur të kuptonte.

Përsa i përket surprizës së vëllait që erdhi nga Amerika posaçërisht për Andin, ky i fundit tregoi se e kishte falënderuar Jasminën për faktin që e kishte marrë nga aeroporti dhe e kishte sjellë në shtëpi.

Megjithatë sipas Andit, ajo kishte dashur të falënderohej edhe në Instagram dhe kishte nisur sërish thumbat.

Ndaj, ai e kategorizoi Jasminën si personin që bënte më shumë gjëra për famë e vëmendje, pasi sipas Andit, reàgimet e Jasminës në rrjete sociale ishin gjithmonë të tepruara.

Përsa i përket personit më fallco dhe dinat, ai përmendi Ana Kaurin. Djali më pa ‘shérr’? Shkëlqimi. Djali më i drejtë dhe më gàngster? Eri Aga.

Teksa Alaudin Hamiti i bënte pyetjet e fansave, ai i tregoi Andit se i kishte ardhur për Andin edhe një pyetje nga vetë Jasmina.

Ajo e kishte pyetur pse Andi dhe Diona Fona nuk i mohuan që në fillim lajmet e lidhjes së tyre, por vazhduan të shijonin këto “thashéthéme”.

I nervozuar, Andi sqaroi edhe njëherë se ai ishte i qetë me veten dhe s’kishte nevojë t’i jepte vëmendje kësaj çështjeje në rrjete sociale, për t’i bërë qejfin të tjerëve.

Në lojën “Haje ose thuaje”, ish-konkurrenti zgjodhi dënimin në vend që t’i përgjigjej pyetjes “Trego bisedën e fundit me Jasminën.”

“Ti ke thënë që do të jesh gjithmonë këtu për ta mbështetur Jasminën”-i tha moderatori Andit, ndërsa ky i fundit u përgjigj:

“Më vjen keq, treni iku.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!