Që kur mbahet mend në televizion, Fifi ka folur gjithmonë për dashurinë dhe jo vetëm në baladat e saj të famshme, por ajo nuk ka nguruar kurrë të “bërtas” se është e dashuruar e madje më shumë nga ç’mund t’ju a marrë mendja.
Më herët, këngëtarja tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur:
Këngëtarja kosovare ka zbùluar vetë se i ka dedikuar personit të zemrës një tatuazh.
Por një “gabim” në rrjetet sociale i ka kushtuar jo pak Fifit, pasi i zbùloi identitetin e partnerit të saj në atë kohë.
Teksa i kërkonte nëpërmjet një InstaStory vëmendjen e tij e cila ishte gjithçka çfarë donte, ajo i kishte bërë “tagg” duke përmendur emrin e tij, Xhuljo Tabaku i cili nuk i shpëtoi rrjetit dhe që në atë moment u bë pjesë e mediave rozë.
“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.
Kohë më parë, “iconstyle.al” vuri re se artistja kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit që aludohej se ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku.
Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.
“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.
‘Albeu’ ka mësuar së fundmi se Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij, që nuk është Fifi siç mund ta shihni edhe në foton e siguruara nga ceremonia e fejesës.