Padyshim që ky sezon ishte i bashkëpunimeve të artistëve, në radhë janë rep-artisti i njohur, Noizy së bashku me këngëtarin dhe kantautorin Elgit Doda.
Në videoklipin e ri të Noizyt në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda, fansave u bie në sy një detaj.
Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e ish-konkurrentit të “Përputhen”, Geljan Rajku, i cili është edhe familjar i Noizyt.
Geljani u shfaq i afërt në disa skena me modelen që Noizy dhe Elgiti e kishin përzgjedhur për videoklip.
Ndryshe, ai u largua beqar nga ‘Për’Puthen’, pasi ishte deklaruar për Sarën, e cila doli bashkë me Atdheun nga programi.
Noizy përmes rrjeteve sociale ka thënë se njëra ndër këngët e tij të preferuara të albumit të ri është pikërisht “Ti Ti”.