Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “Top Arena”, Jasima iu përgjigj një për një të gjitha pyetjeve për ish-konkurrentët e “Për’Puthen”, duke nxjerrë në dritë edhe ‘të fshehta’ që ende s’i dinim.

Ndër të tjera, ajo u pyet cila nga vajzat e emisionit vishej më kéq dhe pa ngurrùar, ajo u përgjigj me emrin e Sindit.

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha Jasmina.

Kjo deklaratë ka sjellë menjëherë një kundërpërgjigje nga Sindi, e cila ka reàguar me një status në InstaStory.Nuk i pëlqente mënyra si vishej/ Sindi i kthehet Jasminës: Jassss po kemi  veshur dhe të njëjtin fustan... - Gazeta Standard Online

Ajo ka treguar se në fakt, fustanin që Jasmina kishte veshur mbrëmë, Sindi e kishte veshur që në dhjetor.

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi.

Megjithatë pas këtij ‘thumbi’ të lezetshëm, ende s’ka marrë një përgjigje nga Jasmina.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!