Top Arena është emisioni sportiv i dedikuar totalisht Kampionatit Europian 2021.

Përgjatë një muaji ky program do të jetë shoqëruesi ynë në këtë maratonë sportive të futbollit europian.

Të ftuar special, moviola, anàlizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojëra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes sonë.https://www.photojoiner.net/image/UyWxEdIo

Atmosfera e vërtetë sportive gjendet tek ‘Top Arena’ nén prezantimin e Edi Manushit dhe partnereve të tij në skenë Alesia Bami dhe Antonela Berisha.

Këtë radhë “në këndin e Antonelës” intervistimi mori një formë ndryshe. E ftuar në “Top Arena” Fjoralba Ponari kalon në këndin e Antonelës dhe i propozon kësaj të fundit të ndërrojnë rolet.

Kjo edhe për faktin se Fjoralba ka qenë moderatore pikërisht e këtij emisioni rreth tre vite më parë.https://www.photojoiner.net/image/y5c9LZOY

Ajo e fillon intervistën duke gjetur pikat e dobëta të Antonelës, e fillon me familjen, ku e pyet për veshtirsitë e kaluara gjatë viteve të para të jetesës në Itali.

Antonela mes lòtësh tregon se ajo periudhe kishte shume ujëra të tràzuara për të dhe familjen e saj.

Kur ajo shikon foto të fëmijërisë dhe të të gjithë familjes bashkë ajo ndihet shumë krenare dhe e plotësuar pavarësisht mungesës së babait.https://www.photojoiner.net/image/t2JibQpu

“Nëna gjithmonë më ka thënë me ndjék ëndrrat e mia dhe ka pas besim gjithmonë tek unë, tek zgjedhjet e mia dhe unë skam gabuar kurrë, nuk e kam zhgénjyer kurrë. Por besoj se edhe në qoftë se do gaboja dikur, zemra e një nëne fal gjithmonë.”

Mes lòtësh Fjoralba tenton të ndryshojë tematike duke e kthyer situatën nga mediat rozë, duke e pyetur kështu për punën, e rrogën.

Ku kjo e fundit thotë se në Itali ndihmon mamanë e saj të pastronte zyrat dhe rrogën e parë pohon t’ia ketë dhënë pikërisht nënës së saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!