‘Top Arena’ është emisioni sportiv i dedikuar totalisht Kampionatit Europian 2021. Përgjatë një muaji ky program do të jetë shoqëruesi juaj në këtë maratonë sportive të futbollit europian.

Të ftuar special, moviola, analizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojëra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj. Atmosfera e vërtetë sportive gjendet tek ‘Top Arena’.

Dhe të ftuarit më pikantë në mbrëmjen e djeshme ishin dy ish-velinat e ‘Fiks Fare’, Gea Braha dhe Regisa, ku edhe nuk i munguan “Këndit të Antonelës”.No description available.

Gjatë emisionit ku Manushi po moderonte analizat sportive  ne Top Arena, Antonela ndërhyn për ti bërë një pyetje nga publiku Regisës.

Antonela:- Ti, që ishe ndër balerinat më të preferuara të Capital T-së, cfarë kishe të veçante ti që të zgjoi ai në koncertin e tij madhështor në Tiranë?

Regisa:- Mua nuk më zgjoi ai, unë u zgjodha koreografia, por kam përshtýpjen se talenti im bëri që të isha në atë skénë, pastaj aty mund të ishte kushdo që këndonte.No description available.

Antonela:- A të ngàcmoi Capital T-ja? Regisa:- Jo! Antonela :- Pecato! E meritoje!

Regisa edhe pse pak e stépur për ti kthyer përgjigje Antoneles, në lídhje më Capital T-në, nëse ky i fundit e ka “ngàcmuar” apo jo, Balerina pak me hezitim thotë “jo”.

Kjo ndoshta për faktin se Regisa nuk do që të jetë në qendër të vëmendjes për portalet e shumta onlinë e mediat rozë, ose më saktë nuk do që përgjigja e saj të marrë një rrjédhë apo kontekst tjetër nga ai që është dhe kështu preferon që përgjigja e saj të jetë koncize.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!