“Për’Puthen On Tour”, një festë që do të vijë në çdo qytet të Shqipërisë dhe jashtë saj.

E ftuar në “Shqipëria Live”, moderatorja Bora Zemani ka folur më shumë detaje në lídhje me projektin e ri.

“Për’Puthen On Tour”  në fakt janë audicione të hapura. Menduam që këtë vit ta sjellim në këtë lloj forme, nisur edhe nga interesi i njerëzve që kanë për këtë program”, tha fillimisht ajo.51 milionë klikime/ 'Për'Puthen' thyen rekord shikueshmërie, Bora Zemani  falenderon ndjekësit… - Top Channel

“Ne jemi një emisionin reality, në këtë lloj forme do të jemi fizikisht edhe pranë tyre, duke ndaluar në qytete të ndryshme, duke bërë audicione të hapura”, shtoi Bora.

“Do të jemi pjesë e audicioneve unë, Arjani dhe Olsa dhe do të kemi me vete edhe ish konkurrentë të “Për’Puthen” të sezonit të kaluar”, tregon moderatorja bukuroshe.

“Afrimiteti që do të kenë ata me njerëzit dhe shkémbimi i eksperiencave dhe shumë sfída që kanë kaluar brenda këtij programi, një ndarje idesh do të ishte diçka e mirë.”

-Do të xhirohet dhe trànsmetohet në ekran?

“Po, do të jetë një muaj shumë intensiv. Gjatë qershorit deri në 10 korrik ne do të jemi në trànsmetim me ‘PërPuthen’ dhe paralelisht do të jemi në qytete të ndryshme që do të bëjmë këto audicione të hapura, të cilat pas datës 8 korrik do të jenë në trànsmetim, çdo të diel në ekranin e Top Channel, në orën 20:00”, u përgjigj Bora.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!