Atmosfera e vërtetë sportive gjendet tek Top Arena. Ky është emisioni sportiv i dedikuar totalisht Kampionatit Europian 2020.

Përgjatë një muaji ky program do të jetë shoqëruesi juaj në këtë maratonë sportive të futbollit europian.

Të ftuar special, moviola, anàlizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojëra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj.No description available.

Tonin Gjuraj i ftuar në Top Arena, gjatë diskutimit për ndeshjen Gjermani-Hungari, i pritet fjala nga Kostandini, komentatori i ndeshjeve në program.

Ai shpërthen nga gëzimi duke thënë, gol Gjermania, me rezultatin aktual 2 me 1 për Gjermaninë. Antonela ndërhyn, si një tifoze e zjàrrtë e kësaj skuadre dhe i drejtohet Toninit, i cili nuk gëzohet nga goli i sapo bërë.

“Të gjithë po festojnë për Gjermaninë përvec Toninit, na turpërove mor, a je nga Shkodra apo jo, a nuk je me Gjermaninë?” shpérthen Antonela ndaj Toninit.No description available.

Tonini :”Jo, jam me Italinë”. Sipas Antonelës, Tonini nuk qenka shkodran përderisa nuk qenka me Gjermaninë.

Por harron faktin kryesor se nga brezi i moshës së Toninit, jo shumë shkodranë kanë qenë tifoza me Gjermaninë por më Italinë, Hollandën e sidomos me Brazilin, dhe këtë të vërtetë ia rikujton Tonini.

Tonini: Është një perceptim i gabuar fakti që të gjithë shkodranët janë me Gjermanië, në Shkodër ka më Hollandën shumë, ka më Italinë, me Brazilin por pa asnjë lloj dominimi.No description available.

Pastaj pse duhet të turpërohem? Unë mendoj se italianet janë shumë më mirë sesa gjermanët.

Gjatë diskutimit se kush dominon në Shkodër, ndërhyn Kostandini i cili u mbyll gojën gjithë tifozëve gjerman, e sidomos Antonelës duke thënë “gol Hungaria”.

Dhe kjo pjesë e programit mbyllet me duartrokitjet e publikut në studio për Hungarinë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!