Antonela Berisha, ish konkurentja e Përputhen, të sezonit të kaluar, aktualisht ka lidhur kontratë me Top Channel, për emisionin “Top Arena”.
Top Arena është emisioni sportiv i dedìkuar totalisht Kampionatit Europian 2021. Përgjatë një muaji ky program do të jetë shoqëruesi juaj në këtë maratonë sportive të futbollit europian.
Të ftuar specìal, moviola, analìzë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojra të shumta, si edhe dìnamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj.
Antonela, ditet e tjera që flitet më shumë për gjëra tjera sesa për futboll Manushi nuk ishte mire, tani që ka ndryshuar raporti është zbukuruar cdo natë.
Aty ndërhyn Kosta, komentatori i ndeshjes I cili nuk lë Antonelën të përgjigjet por I kthehet Manushit dhe i thotë “e shikon si tbejnë komplimenta njerëzit kur I jep leje me shku nplazh, ja kshu”.
Por Manushi si e si për të devijuar e kalon tematikën në reklama por në formë loje ai i drejtohet Antonelës “ditën e premte në mëngjes do marrësh makinën, do marrësh Kostandinin dhe do shkoni në jug. Keni një dhomë rezervuar, jo një, dy dhoma të rezervuara dhe plazhië është I gjithi për ju.”
Antonela :- Manush, a mund ta marr edhe të dashurin me vete?
Po Manushi si gjithmonë, në të tilla situata ka mësuar se duhet devijuar dhe nuk dëgjon çfarë thotë Antonela por i drejtohet pianistit të bëjë atë që di të bëjë më mirë më pianon e tij dhe fton pranë tij të gjithë të pranishmit në studio.
Në qoftë se Antonela është apo jo në një lìdhje të re këtë na mbetet ta mësojmë në puntatën e ardhshme.