Ana Kauri, një ndër ish-konkurrentet më të komentuara gjatë programit për bukurinë dhe format fizike që ka.
Ana doli me dëshirën e saj nga Për’Puthen, pasi u shpreh se nuk po njihte më veten dhe për këtë nuk donte të vazhdonte të ishte më pjesë e këtij programi.
Rrugëtimi i Anës në emision ishte vërtet i mbushur me emocíone dhe të papritura.
Mbahet si ndër më të bukurat e programit deri filloi të kryente ndërhyrje estetike në fytyrë duke humbur kështu natyralitetin e saj.
Në fillim bukuroshja Ana Kauri bëri buzët, gjë e cila u prit shumë keq nga ndjekësit e saj, e më pas nuk u ndal ajo vazhdoi më tej duke kryer një ndërhyrje tjetër në fytyrë, e pikërisht në hundë, të cilën vetëm dy ditë pas ndërhyrjes e publikoi imazhin e saj me hundë të fashuar, duke ndarë kështu me ndjékësit e saj në rrjete sociale, edhe sekretin e ndërhyrjes.
Tani që nuk ëshë më pjesë e programit, Ana mundohet të qëndrojë në kontakt me ‘PërPuthen On Tour’, të qëndrojë shumë aktive nëpër rrjetë sociale, duke bashkëbiseduar me to, e të gjitha këto i bën sepse qëndrimi i saj në program ishte i shkurtër por nuk do që fama e saj të zgjasë sa edhe “loja e saj”.
E së fundmi, në një udhëtim me stafin e ‘PërPuthen On Tour’ ajo poston disa video radhazi nga autobusi i Tour PërPuthen.
Ajo mori mikrofonin në dorë duke u munduar ta këndojë këngën e Mevlanit.
E pasi këndoi i thërret ish-konkurrentët mbrapa mirëpo asnjë nuk përgjigjet duke e injòruar. Atdheu shikon një herë mirëpo as ai nuk reàgon më shumë.