Ballina Aktualitet Zyrtare/ Shtyhet hapja e negociatave për Shqipërinë!

Zyrtare/ Shtyhet hapja e negociatave për Shqipërinë!

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian nuk kanë rënë sot dakord për caktimin e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, ministrja e Punëve të Jashtme të Portugalisë dhe njëherësh zv/presidentja e BE-së për Transparencën Ana Paula Zacarias.

Kujtojmë se sot në Luksemburg u mblodh Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe pritej që të caktohej një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.Parlamenti Europian diskuton sot për Kosovën dhe dialogun me Serbinë - Tv  Klan

Por, Bullgaria vijon që të mbajë peng Maqedoninë e Veriut, e për rrjedhojë edhe vendin tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme gazetarja Erisa Zykaj raportoi për ABC se është hera e parë që të gjithë vendet anëtare nuk kanë më asnjë rezervë në lidhje me ecurinë dhe arritjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për hapjen e negociatave.

Siç ajo u shpreh, janë dashur 7 vite që Shqipëria të arrinte në stadin që asnjë vend anëtar të mos kishte më asnjë rezervë për këtë vendim.Parlamenti Europian: pesë kushte dhe më shumë për hapjen e negociatave -  Exit | Shpjegon Shqipërinë

Në 2019, dhjetë vende anëtare konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe ishin për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, gjë që u kundërshtua edhe publikisht nga presidenti francez, Emanuel Macron dhe jo vetëm.

Por nga kontaktet që gazetarja ka pasur me këto 10 vende anëtare i kanë konfirmuar se tashmë janë shuar të gjithë dilemat dhe është arritur dakortësia për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetarja bëri po ashtu të ditur se shumica dërrmùese e vendeve anëtare nuk e duan që konferencën e pare ndërkombëtare ta zhvillojnë vetëm me Shqipërinë, pasi ne kemi qenë vetëm në momentin e fundit gati për këtë hap, ndaj është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të mbetej pas.Shqipëria dhe Bullgaria angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik - ATSH -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Momente paníku! Alban Ramosaj përbàllet me një të paprítur (FOTO)

Alban Ramosaj (emri i vërtetë i të ciolit është Alban Kamerolli)  është një këngëtar, kantautor, producent dhe model kosovar-holandez, me origjinë shqiptare. Ka lindur në...

Nuk ka më kthím pas! Juli ‘nxjérr zbùluar’ Mevlanin dhe Ledjanën (FOTO)

Ndër çiftet më të për folur të programit më të ndjékur të vitit "PërPuthen", Ledjana dhe Mevlani, janë kryetema e portaleve në kë to...

Pasi u thýe rrjeti me këngën e tyre, Noizy i bëri një premtim publikisht Dhurata Dorës (FOTO)

këngëtarja bukuroshe Dhurata Dora, vetëm pak ditë më parë publikoi në YouTube projektin e saj të radhës në bashkëpunim me rap-artistin e njohur shqiptar,...

Ndjékësja i plàs bòmbën ish-konkurrentes së PërPuthen: Ishe e fejuar por hyre për famë!

Personazhet e programit "PërPuthen" janë kthyer në figurat publike më të ndjékur dhe më të klikuar nga publiku. Ato janë pjesë e botës së thashéthémeve...

Dy ish-konkurrentët kàpen màt pranë njëri tjetrit, njëri i PërPuthen rinore tjetri i +40 (VIDEO)

Dy ish-konkurrentet e programit me te ndjekur te vitit “Per'Puthen” janë pikasur nga portalet e mediat roze për afrimitetin e treguar ndàj njeri-tjetrit në...
error: Alert: Content is protected !!